12:37 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

U gjet i varur me çarçaf në dushet e burgut, identifikohet 20-vjeçari nga Shkodra

Është identifikuar viktima që u gjet i vetëvarur në burgun e Shën Kollit. Ai është Florian Kodra, 20 vjeç, nga Thethi i Shkodrës. Kodra ishte dënuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe po kryente dënimin në burgun e Lezhës. Florian Kodra është gjetur i varur me çarçaf në dushet e burgut.

Trupi i 20-vjeçarit është çuar në morgun e spitalit të Lezhës dhe pritet që ekspertiza të zbardhë më shumë detaje. Në 2016 Kodra ka plagosur me armë zjarri një 49-vjeçarin N.T