75 Mall Live Search
13:12 / E Premte, 17 Tetor 2025 / S Z

U gjet pa shenja jete në veturë, emri i viktimës në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm, në veturën e tij në Pejë.

Indeksonline mëson se personi që u gjet i vdekur në veturën e tij është Isuf Balal, i lindur në vitin 1953.

Dyshohet se vdekja e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Ndryshe lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline dhe Policia e Kosovës.

“Sot në orën 9:10 policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjeksor ku është konstatur vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes”, ka thënë Fadil Gashi për Indeksonline.