“U gjykova padrejtësisht”, Amber Heard flet pas humbjes në gjyq ndaj Johnny Depp

Amber Heard ka folur hapur për herë të parë që nga humbja e gjyqit ndaj ish-bashkëshortit, Johnny Depp.
Në një intervistë të dhënë për “Today” ajo zbuloi detaje nga biseda me Savannah Gutherie, por do të transmetohet pjesë-pjesë gjatë gjithë javës, transmeton Indeksonline.
Si fillim, ajo foli për rrjetet sociale të cilat ishin në favor të Johnny Depp dhe e dinte qartë gjatë procedurave të gjyqit.
Ajo u shpreh se nuk ka pasur “përfaqësim të drejtë” të të dyja palëve në internet.
Deri më tani … duket sikur Amber nuk po e pranon këtë si një realitet për mënyrën se si shkuan gjërat./Indeksonline/