75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

U godit në kokë dhe mbeti pa ndjenja, Waalwijk jep informacione për gjendjen shëndetësore të portierit Vaeseen

Portieri i skuadrës holandeze, RKC Waalwijk, Etienne Vaessen, në ndeshjen e mbrëmshem ndaj Ajaxit, është goditur në kokë nga futbollisti Brian Brobbey, dhe ra pa ndjenja.

Ndeshja u anulua dhe 28-vjeçari u largua nga fusha me barelë, shkruan IndeksOnline.

Klubi i Waalwijk ka njoftuar të gjithë tifozët se Vaessen pas ekzaminimit të gjerë mjekësor, ai është në vetëdije dhe është transportuar në spital për ekzaminime të mëtejshme.

”Të nderuar anëtarë të RKC-së, Jemi jashtëzakonisht të tronditur nga incidenti në fushë me portierin tonë Etienne Vaessen. Bëjmë të ditur se pas ekzaminimit të gjerë mjekësor, ai është në vetëdije dhe është transportuar në spital për ekzaminime të mëtejshme. I urojmë Etienne shumë forcë dhe forcë dhe shpresojmë ta kemi përsëri me ne së shpejti.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/