75 Mall Live Search
10:57 / E Premte, 03 Korrik 2026 / Z S

U godit nga një shtyllë në vendin e punës, ndërron jetë një 27-vjeçar shqiptar në Itali

Floriano Cani, punëtori me origjinë shqiptare që mbeti i plagosur rëndë në një aksident në vendin e punës më 26 qershor në Due Carrare, në provincën e Padovës, ka ndërruar jetë më 30 qershor.

27-vjeçari u godit nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë kryerjes së punës. Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Padovës, ku ishte shtruar në repartin e terapisë intensive. Megjithatë, plagët e rënda që kishte pësuar rezultuan fatale.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sigurinë në vendet e punës në rajonin e Venetos, ku sindikatat dhe institucionet vijojnë të kërkojnë më shumë investime në masat parandaluese, trajnimin e punonjësve dhe kontrollet për të ulur numrin e aksidenteve në punë.