U godit nga rryma elektrike derisa ishte duke peshkuar në Prizren, vdes 41-vjeçari

Një person ka vdekur të dielën në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, ishte goditur nga rryma elektrike në fshatin Romajë.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se rasti është hapur “Hetim i vdekjes”.
“Sot me 14.04.2024, rreth orës 16:40 eshte pranuar informata se në fshatin Romaje, Prizren një person derisa po peshkonte ne lum me gjenerator elektrik eshte goditur nga rryma elektrike.
Viktima ( F.S.1983) me lendime te renda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendren Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjeket kompetent i kanê dhënë tretman mjekesor dhe jane munduar ta shpetojne, por i njejti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndêrruar jetë.
Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dal në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast “Hetim I vdekjes, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline./Indeksonline/