75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / SH

U “gozhdua” me komente nga militantët, reagon Duda Balje: Vetëm po më pastroni nga mëkatet

Duda Balje ka marrë afro 400 komente, shumica nga to negative pas reagimit të saj për shkarkimin e zëvëndësministrit të partisë së saj nga qeveria në detyrë.

Duda ka thënë se këto komente vetëm e kanë pastruar nga mëkatet.

“Përshëndetje për të gjithë ju që nga dje keni shkruar komente në postimin tim të fundit — gati 400 prej jush.
Dua t’ju them këtë: nëse keni ndonjë provë, qoftë edhe më të voglën, që unë ose ndonjë anëtar i familjes sime kemi bërë diçka të keqe ndaj shtetit apo ndonjë individi, raportojeni aty ku duhet.
Nëse nuk keni — dhe të gjithë e dimë që nuk keni, e me çdo koment tuajin vetëm përhapni gënjeshtra — mos e humbni më kohën. Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time.
Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet.
Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja” shkruan Balje në reagim./Indeksonline/