22:57 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

U hap pak ditë më parë, mbyllet ‘lokali’ i k**vave 80 euroshe në Itali

Disa ditë më parë u hap, por vetëm 9 ditë më pas, policia mbylli bordellon e parë të kukullave të seksit në Itali.

Ky vendim u mor nga policia italiane, pasi bordelloja “LumiDolls” shkelte ligjet italiane për dhënien me qira të akomodimit.

Gjithashtu vijojnë hetimet për të zbuluar nëse  bordelloja e kukullave të seksit i plotësonte kushtet higjeniko-sanitare dhe nëse kukullat pastroheshin mirë pas çdo akti seksual.

Kujtojmë, se Italia është një vend ku prostitucioni është i jashtëligjshëm, pavarësisht se numri i prostitutave është i lartë.

Bordelloja “LumiDolls”  ishte hapur në Torino dhe çdo seancë kënaqësie me kukullat prej silikoni kushtonte 80 euro.

Klientët mund të zgjedhin nga shtatë kukulla të ndryshme femrash dhe një kukull mashkull që quhet, Alessandro, i cili ka një penis që mund të zgjatet.

Ndërkaq, kukullat të cilat kushtojnë 2.000 euro, për secilën, thuhet se janë larë plotësisht për dy orë pas përdorimit.

(Foto ballinë ilustruese)