“U has i shtrirë në rrugë”, Policia deklarohet për therjen e 50-vjeçarit në Prishtinë

Indeksonline pak më parë raportoi për një therje në lagjen Dardania të Prishtinës.
Lidhur me rastin, për Indeksonline është deklaruar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Ai tha se 50-vjeçari i therur është hasur i shtrirë në rrugë e më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Po ashtu, Hoxha konfirmoi se janë duke u kryer hetimet policore lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti
“Sonte rreth ores 22:50, Policia në Prishtinë ka pranuar informaten lidhur me një person të therrur me thikë në rr. Bill Klinton. Menjëherë njesitë policor kanë dalë në lokacion, dhe kanë hasur një person te shtrirë në rrugë i moshës rreth 50 vjeçare. Është njoftuar ndihma e shpejtë dhe personi është dërguar për trajtim mjekësor. Hetime policore janë duke u kryer lidhur me rastin për identifikimin e personave të involvuar dhe zbulimin e motiveve të këtij rasti”, u shpreh Hoxha./Indeksonline/