U injorua nga Kosova, Arbër Hoxha: Dua të luaj për Shqipërinë

Arbër Hoxha bëri një hap të madh, duke u transferuar në gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.
Ai dha një intervistë për një media kroate ku foli gjerë e gjatë për karrierën e tij.
Ndër tjera ai tha se Kosova nuk e kishte ftuar, teksa beson se do të luajë për Shqipërinë
“Po, Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, ka thënë Hoxha për “germanijak”.