75 Mall Live Search
20:06 / E Martë, 27 Maj 2025 / Burim

U intervistua rreth pesë orë, ministri Peci lirohet në procedurë të rregullt

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar sot nga hetuesit e Prokurorisë Speciale në cilësinë e të dyshuarit në një rast që lidhet me kontratën e fabrikës për mbetjet shtazore.

Pas marrjes në pyetje, ai është liruar në procedurë të rregullt, sipas konfirmimit nga prokurori i rastit, Admir Shala.

Në të njëjtën ditë, hetuesit kanë intervistuar edhe kryeshefin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.