U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi, i pranishëm edhe kryetari i Pejës

Nga një aksident i rëndë trafiku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja.
U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes, Zarif, Agim dhe Gyltene Gashi mbetën të vdekur si pasojë e këtij aksidenti.
Aksidenti ndodh të dielën në mbrëmje në fshatin Çubrel, ndërsa ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës. Në ceremoninë e varrimit ishte edhe kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, si edhe shumë qytetarë. /Indeksonline/


