15:08 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

U kap i dehur, kokulur duke qarë flet vrasësi i kunatës: Dyshoja se më tradhtonte vëllanë

“Isha i dehur kur shkova te kunata”.

Kështu ka deklaruar Erdet Çapoku në dëshminë e parë pasi u arrestua nga policia pasi ekzekutoi nusen e vëllait mbrëmjen e djeshme. 34-vjeçari u shpreh se kunatën e ka vrarë, pasi dyshonte se i tradhtonte vëllanë, që ndodhet në burg.

“Kam qenë i alkoolizuar kur shkova tek kunata. Kemi pasur konflikte familjare. Dyshoja se kunata më tradhtonte vëllain” mësohet se është shprehur ai raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. Edhe në momentin që është ndaluar në Laprakë i riu mësohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa kokulur dhe duke qarë në komisariat ka pranuar krimin.