75 Mall Live Search
09:09 / E Diele, 01 Qershor 2025 / Burim

U kap me 10kg mjaltë të padeklaruar, ndalohet një person në Gllaboqicë

Një person është ndaluar në Glloboqicë.

Gjatë kontrollit në veturë, i janë gjetur 10 kilogramë mjaltë të padeklaruar.

“KONTRABANDIM ME MALLRA- SPK Glloboqicë 31.05.2025-03:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg mjaltë të pa deklaruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.