75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

U kap me afro 9 kg heroinë, burgoset modelja e famshme

Ajo është një ndër modelet e njohura e cila ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj dhe format bobmastike. Bëhet fjalë për modele çeke, 22-vjeçare Tereza Hluskovan të cilës së fundmi i ka ndodhur gjëma.

Gjykata pakistaneze ka dënuar me burgim modelen bjonde pasi u kap në aeroport me 8.5 kilogram heroin. Siç u raportua, bukuroshja bjonde do ta transportonte sasinë e drogës nga Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe për në Irlandë.

Gjykata e ka dënuar Terezën me tetë vite dhe tetë muaj burg si dhe një gjobë prej 8.000$.