75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 22 Maj 2025 / FR

U kap me drogë dhe armë, arrestohet një 26-vjeçar shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar është arrestuar në Savona të Italisë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe mbajtje të paligjshëm të armëve dhe municioneve.

Mediat italiane raportojnë se policia ushtroi kontrolle në lokalin e tij, ku u gjetën disa doza kokaine të paketuara dhe të fshehura brenda një kavanozi në zonën e kuzhinës. Më pas u kryen kontrolle edhe në tri apartamente që i përkisnin të riut, ku u zbuluan mbi 4 kilogramë e 400 gramë kokainë, pjesërisht në formë guri dhe pjesërisht në pluhur, në pako të paketuara në vakum.

Së bashku me drogën, u sekuestruan edhe para të gatshme, materiale paketimi dhe dy peshore precize. Droga, gati për t’u hedhur në tregun e Savonës, ka një vlerë tregtare prej mbi 350 mijë eurosh. Gjatë operacionit, oficerët gjetën gjithashtu një pistoletë gjysmëautomatike, të fshehur në një nga apartamentet, të kompletuar me karikator dhe municion.