75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / KV

U kap me mbi 5 kg drogë, kërkohet paraburgim ndaj gjakovarit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet R.E., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet R.E., më 08.10.2025 rreth orës 06:00 në Gjakovë, me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë,  në atë mënyrë që gjatë kontrollit dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg e 43 gramë substancë narkotike e dyshuar për marihuanë.

Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të KPRK-së.

I pandehuri që nga 8 tetori 2025, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orë për veprën penale të lartcekur.