75 Mall Live Search
10:41 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

U kap në flagrancë, dënohet për spiunazh ish-ushtaraku amerikan

Një ish-agjent i shërbimit sekret ushtarak amerikan u shpall fajtor me akuzën për spiunazh në favor të Pekinit, bëhet e ditur në një deklaratë të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Ron Rockwell Hansen, 58-vjeç, u arrestua në flagrancë më 4 qershor, rrugës për në aeroportin e Seattle nga ku do të nisej për në Kinë me dokumente të klasifikuara sekrete në fushën e mbrojtjes.

Hansen, i cili kishte dalë në pension nga ushtria amerikane, fliste rrjedhshëm gjuhën mandarinë dhe atë ruse, pranoi se ishte kontaktuar në 2014 nga agjentë të shërbimit sekret kinez./Indeksonline/