75 Mall Live Search
10:45 / E Diele, 21 Shtator 2025 / Burim

U kërcënua nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore

Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj të vegjël ka gjetur strehë në një strehimore të Gjakovës.

Sipas policisë, gruaja u kanos nga bashkëshorti, i cili dyshohet se në momentin e aktit, ishte në gjendje të dehur.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën f/k. Si pasojë e kanosjes viktima së bashku me tre fëmijët e vegjël ishte larguar nga shtëpia dhe është strehuar në strehimore. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë së Kosovës.