07:55 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / MSH

U konfirmua lidhja me të dashurin e ri, Fifi reagon për herë të parë

Fifi ka konfirmuar lidhjen e re me Adis Patushin. Ky është një emër i njohur për publikun pasi ka qenë bashkëshorti i Adrola Dushit, me të cilën ka një djalë.

Ata u kapën duke u puthur në një koncert të këngëtares dhe videoja bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Pas këtij veprimi, Fifi është kujdesur që të dërgojë mesazhin e qartë përmes një postimi.

“Shpirt i lumtur, jetë e lumtur”, është shprehur ajo.

Këngëtarja duket se e ka kaluar periudhën e vështirë që ka kaluar brenda shtëpisë së Big Brother dhe pas daljes.