U kritikua kënga “Nuse, mësuese”, ky është sqarimi i Gresa Behlulit

Tash e disa javë, këngëtarja Shkurte Fejza dhe vajza e saj, Gresa Behluli, kanë publikuar një këngë me titullin “Nuse, mësuse”.
Si duket kënga nuk është pritur mjaft mirë. Organizata “Qendra kosovare për studime gjinore” ka replikuar kundrejt kësaj kënge duke thënë se përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.
Por, një sqarim rreth tekstit të këngës, e ka bërë vet Gresa Behluli në postimin e fundit në FB.
Ajo ka thënë tema paraqet ironinë e raportit të botëkuptimeve të ndryshme, në mes të gjeneratave.
Ky është postimi i plotë:
Te dashur miq e posaqerisht vajza- gra… Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!! Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare! Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu? Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast? P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona… Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni? Kur paraqitet femra vetem si objekt seksi juve nuk ju duket diskriminuese kjo ndaj femres?