23:18 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

U kry! Këtë javë kjo dyshe ‘zbarkon’ në San Siro

AC Milan pritet që gjatë kësaj jave t’i finalizojë dy transferime.

Klubi italian ka bërë një pazar të mirë gjatë këtyre ditëve, duke arritur marrëveshje me dy lojtarë, shkruan IndeksOnline.

Bëhet fjalë për Fikayo Tomori (mbrojtësi i Chelseat) dhe Mario Mandzukic.

Drejtori sportiv i ‘kuqezinjve’ Paolo Maldini përmes një interviste ka konfirmuar se dyshja do të ‘zbarkojë’ në San Siro gjatë kësaj jave.

“Tomorin e kemi kërkuar gjatë verës. Ai gjithmonë ka qenë objektivi ynë. Ai është shumë i mirë për skuadrën tonë. Do t’i bashkohet klubit gjatë kësaj jave”, ka thënë shkurt legjenda e Milanit.

Kujtojmë që sulmuesi kroat pritet të nënshkruaj deri në fund të sezonit, si transfer i lirë, kurse Tomori do të huazohet për gjysmë-sezoni me të drejtë blerje në fund./IndeksOnline/