“U kry!”, Turjan Hysko tregon votën për të vëllain, por ‘harron’ PS-në

Turjan Hysko ka shprehur hapur mbështetjen për të vëllain e tij, kandidat për deputet.
Vëllai i tij, kreu i FRESSH, Eljo, është kandidat për deputet në listën e Tiranës.
Në ditën e votimit, producenti Turjan Hysko ka ndarë një foto, pasi tha se ka shkuar sot për të votuar familjarisht.
Ai ka qenë së bashku me bashkëshorten, këngëtaren Orinda Hyta, si dhe me të ëmën, për të votuar, i shoqëruar nga i vëllai, kandidat për deputet.
“U kry! Të votosh është shumë gjë e mirë, të votosh 32 është fantastike! Përqafime nga 5 Hyskot!” shkroi ai krahasa fotos që publikoi pas votimit.
Turjani nuk përmendi shifrën e subjektit, pra numrin 12 të PS-së, për vetëm atë të kandidatin, ndoshta në shenjë pakënaqësie për pozicionimin poshtë listës së të vëllait.
Ndoshta për t’u mos u “politizuar”.
Gjithsesi, edhe pse në listë Eljo është i 32-të, këto zgjedhje kanë një të veçantë, sepse sa më shumë vota të marrë një kandidat i veçantë, aq më shumë rriten shanset e tij për të fituar mandatin./NOA.al