09:25 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

U kthyen nga Italia për të investuar në Kosovë

Në mesin e shumë kulturave bujqësore, fermerët kosovarë kanë filluar të prodhojnë edhe produkte bio, të cilat karakterizohen me vlera të larta ushqyese, pasi që prodhimi i tyre bëhet në mënyrë natyrale pa përdorimin e pesticideve e koncentrateve të ndryshme për rritjen më të shpejtë.

Vezët bio, janë ndër produktet të cilat kanë filluar të prodhohen në masë të madhe në Kosovë, e të cilat pavarësisht se kanë çmim më të lartë në treg, 6 euro 30 kokrra vezë, po shiten mjaft mirë, pasi që edhe qytetarët janë vetëdijesuar për rendësin e këtyre prodhimeve, raporton “RTV 21”.

Një shembull i tillë vjen nga Banja e Malishevës.

Ata kanë punuar për 20 vjet në Itali, por u kthyen në Kosovë për të investuar.

Çifti i kanë 4 mijë pula, duke qenë shembull edhe për të tjerët, derisa mendojnë të shtojnë edhe më shumë kapacitetin. /Indeksonline/