U kualifikuan në finale, tifozët dalin e presin Muriqin dhe bashkëlojtarët e tij

Skuadra e Mallorcas para dy dite siguroi kualifikimin në finalen e madhe të Copa del Rey pasi mposhti Real Sociedadin gjatë penalltive.
Ekipi spanjoll sot gjatë ditës arriti në shtëpi dhe për ta përgëzuar suksesin e tyre, disa tifozë dolën për t’i pritur yjet e skuadrës, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ishte një prej lojtarëve kyç në këtë sukses. Ai goditi penalltinë e parë dhe ishte shumë i suksesshëm.
Mallorca tani e pret ndeshjen mes Athletic Bilbaos dhe Atletico Madrid për ta mësuar kundërshtarin e finales së madhe të Kupës së Mbretit./Indeksonline/