75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / G T

U kualifikuan në Kupën e Botës, por zero emocion – boshnjakët befasohen nga tifozët në Austri

Kombëtarja e Austrisë ka siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026, pasi barazoi 1:1 ndaj Bosnja dhe Hercegovina.

Boshnjakët ishin shumë pranë kualifikimit. Ata u çuditën pas ndeshjes, se si në Vjenë të Austrisë – askush s’e festoi kualifikimin, shkruan Indeksonline

“Ata janë kualifikuar për në Botëror pas 28 vjetësh, por autobusi i ekipit po lëvizë lirshëm, pa tifoza përreth. Imagjinoni po të ishte ndryshe”, shkruhet në një faqe të Bosnjës.

Kujtojmë që Kombëtarja e Bosnjës sot e mëson kundërshtarin e play-offit.//Indeksonline//