U kuptua nga loja e fundit, Xavi ka nevojë për një sulmues

Barcelona mund të duket më mirë nën drejtimin e Xavit por atyre po u nevojitet një sulmues me prekjen e fundit para portës kundërshtare.
I dëmtuari Memphis Depay është aktualisht golashënuesi më i mirë i Barcelonës , por as holandezi nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij deri më tani këtë sezon, shkruan Indeksonline.
Ndërkohë, gjithçka që i mungonte Barcelonës kundër Sevillas të martën ishte një finalizues vdekjeprurës, pasi skuadra e Xavit tentoi 23 goditje, duke përfshirë edhe përpjekjen e Ousmane Dembele që u ndal nga shtylla.

Sergio Aguero është tërhequr, ndërsa Martin Braithëaite dhe Ansu Fati janë të dy jashtë fushës me lëndime, që do të thotë se Luuk de Jong është aktualisht i vetmi sulmues natyral në skuadër.
Katër skuadra kanë shënuar më shumë gola se Barcelona në La Liga këtë sezon, Real Madrid, Sevilla, Real Betis dhe Valencia.
Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me një sulmues në afatin kalimtar të janarit, me Ferran Torres të Manchester Cityt dhe Edinson Cavani të Manchester Unitedit që janë objektivat e tyre kryesore. /IndeksOnline/