U la jashtë skuadrës angleze për EURO 2024, reagon Rashford

Pasi nuk u ftua nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, për Kampionatin Evropian 2024, Marcus Rashford ka thyer heshtjen.
Të gjithë menduan se sulmuesi do të kishte një reagim të ashpër, mirëpo përkundrazi ai publikoj në Instagramin e tij një mesazh mbështetës.
‘’I dëshiroj Gareth dhe djemve të gjitha të mirat në këtë garë’’, shkruajti Rashford.
Nuk dihen ende arsyet se përse 26 vjeçari, si dhe sulmuesi i Manchester United u la jashtë skuadrës angleze. /IndeksOnline/