14:20 / E Hënë, 27 Maj 2024 / Gj. Sh

U la jashtë skuadrës spanjolle për EURO-n 2024, reagon Vazquezi

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Lucas Vazquez, nuk ishte i kënaqur me vendimin e menaxherit spanjoll, Luis de la Fuente, për ta lënë atë jashtë skuadrës paraprake për Euro-n 2024.

De la Fuente emëroi një listë me 29 lojtarë, pasi u bë publikimi i emrave, ka reaguar Vazquezi.

Ai reagoi në Twitter, ku postoj dy ‘’emoji’’ duke qeshur, por vetëm pak minuta më vonë e hoqi atë nga llogaria e tij.  /IndeksOnline/