75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 09 Gusht 2024 / mp

U la në burg për dhunë të rëndë fizike, Jasir Asani thirrje Policisë së Kosovës: Lirojeni Noizyn

Rreperi i njohur shqiptar, Noizy është lënë në paraburgim nga policia e Kosovës për çështjen e dhunës së ushtruar ndaj Medi Isenit në një klub nate në Pejë. Ai dhe miku i tij, DJ Crax akuzohen për “Lëndim të rëndë trupor” pasi i shkaktuan dëme të mëdha fizike Medi Isenit dhe një personi tjetër.

Pas vendimit për ta lënë në paraburgim, në rrjete sociale ka filluar një trend ka marrë dhenë në Shqipëri e diasporë. “Free Noizy” është shprehja që mijëra shqiptarë po përdorin duke kërkuar lirimin e rreperit.

Këtij trendi i është bashkuar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani. Ylli i kuqezinjve, në profilin e tij në Instagram shkruan: Qëndro i fortë vëlla! Free Noizy!