U la në hije, kështu është gjendja shëndetësore e Melania Trumpt pas infektimit me Covid-19

Presidenti Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump rezultuan pozitivë me Covid-19 të premten.
Infektimi i tyre bëri bujë në të gjithë botën dhe një vëmendje tepër e madhe iu kushtua shëndetit të presidentit të SHBA-së.
Ai ka marrë gjithë vëmendjen e mendjave duke mos lënë shumë hapësirë për të folur mbi shëndetin e Zonjës së Parë, Melanias.
Në një lidhje direkte përmes skype-t me gazetaren, Kejda Kostreci, mengjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re” në Rtv Ora krah të gjithë diskutimeve mbi shëndetin e presidentit mësuam dhe gjendjen shëndetësore të zonjës Trump.
Kostreci bëri të ditur se gjendja e Melanias është e mirë dhe ajo nuk ka pasur probleme ndryshe nga bashkëshorti i saj i cili ditën e premte u detyrua të shtrohej në spital për një kujdes shëndetësor më të detajuar.
“Vetë fakti që presidenti shkoi në spital dhe zonja Trump ka qenë në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë tregon që ajo ka pasur një rast më të lehtë dhe ajo po ndjehet më mirë aktualisht”, tregon ajo.