U lansuan për një ditë/ Dafina, Genta e Fero apo Kidda, kush u dëgjua më shumë?

Dafina Zeqiri shfaqi talentin e saj në moshën 10 vjeçare. Ajo arriti të bëhej pjesëmarrëse në shumë festivale duke u dekoruar më çmime të ndryshme.
Gjatë këtyre viteve ajo u kujdes të sjellë hite të shumta duke bërë për vete numër të madh ndjekësish, shkruan Indeksonline.
Edhe me këngën e fundit arriti të bëj boom ku vetëm për 4 ditë ajo mori mbi 2 e 500 mijë klikime.
Genta Ismajli dhe Fero janë dyshja nga Gjilani të cilët bashkuan forcat për të sjellë një duet.
Kënga e tyre e titulluar Level Up arriti të marr mbi 500mijë klikime për 4 ditë.
Dhe i fundit Kidda, i cili po ashtu është një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, kujdeset të sjellë këngë mjaftë të bukura për publikun shqiptar.
Edhe ai 4 ditë më parë publikoi këngën “Pale” në bashkëpunim me Dardanin, këngë kjo e cila mori afër 1 milion klikime gjatë këtyre ditëve.
Pra, nga këto kuptojmë se Dafina është ajo e cila mori më së shumti klikime me këngën “Duro”./Indeksonline/