10:31 / E Shtunë, 10 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

“U largove nga kjo botë shumë shpejt”, Tina Turner bën postimin prekës për të birin që ndërroi jetë

Këngëtarja Tina Turner ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale pas vdekjes së parakohshme të djalit të saj. Ronnie Turner, 62 vjeç, u gjet jashtë shtëpisë së tij në Los Angeles me vështirësi në frymëmarrje. Përpjekjet e fqinjëve për ta shpëtuar dështuan dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij lidhej me diagnozën e mëparshme të kancerit. Këngëtarja 83-vjeçare postoi një foto bardh e zi në Instagram duke shkruar: “Ronnie, u largove nga kjo botë shumë shpejt. Me trishtim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur.’