75 Mall Live Search
14:09 / E Premte, 29 Tetor 2021 / B O

U largua Koeman, futbollisti i Barcelonës shkon në stërvitje shumë i lumtur!

Disa nga lojtarët e Barcelonës mund t’i jenë gëzuar largimit të Koeman. Një nga ta është edhe Riqui Puig.

Futbollisti spanjoll është parë shumë i lumtur duke shkuar në stërvitjet e Barcelonës.

Fansat e kanë provokuar me fjalë për largimin e trajnerit holandez dhe në buzëqeshjen e tij është parë lumturia e madhe për vendimin e Laportës.

Puig është injoruar vazhdimisht nga Koeman duke mos i ofruar asnjëherë minutazhë të kënaqshme./Indeksonline/