75 Mall Live Search
15:46 / E Shtunë, 13 Korrik 2024 / Gj. Sh

U largua muaj më parë, Klopp rikthehet te Liverpuli me rol të ri

Plot nëntë vite ishte trajner i Liverpulit, ku arriti të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm.

Jurgen Klopp u largua muaj më parë, duke lenë një zbrazti te klubi dhe tifozët, shkruan IndeksOnline.

Liverpuli si pasardhës të tij e emëroi trajnerin holandez, Arne Slot.

Thonë se disa dashuri nuk përfundojnë kurrë dhe se Jurgen Klopp disa muaj pasi dha dorëheqje, do të rikthehet në klub por me një rol të ri.

Pas lojës së tij të fundit, Klopp ndihmoi në mbledhjen e 40,000 £ për fondacionin LFC duke nënshkruar një numër artikujsh unikë. 

57-vjeçari do të vazhdojë lidhjet e tij me qytetin pasi u emërua ambasador nderi për Fondacionin LFC, bamirësia zyrtare e klubit. /IndeksOnline/