75 Mall Live Search
15:36 / E Hënë, 21 Mars 2022 / B O

U largua nga Ajaxi për shkak të skandalit seksual, Overmars emërohet drejtor te skuadra e njohur

Marc Overmars dha dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Ajax pas skandalit seksual që plasi pak javë më parë.

Por, ish “tulipani” ka gjetur skuadrën e re dhe e ka harruar të kaluarën. Overmars është emëruar drejtori i ri teknik në skuadrën belg Royal Antwerp.

Antwerp e sheh të kaluarën e turbullt të punonjësit të tyre të ri si një ‘çështje private’ dhe nuk do të merret me të.

Duke folur në prezantimin e tij sot, Overmars tha se incidenti në Ajax u trajtua siç duhet dhe nuk kishte ndikuar në bisedimet e tij me Antwerp.

“Ajo që ka ndodhur në Ajax nuk do të ndodhë më”, citohet të ketë thënë ai.

‘Jam i lumtur që jam këtu. Është një kapitull i ri për mua. Një sfidë e bukur në një klub ku shoh potencial për t’u rritur’, ka thënë ai./Indeksonline/