75 Mall Live Search
17:40 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / Gj. Sh

U largua nga Ballkani, Nazmi Gripshi zyrtarizohet te gjiganti nga Kazakistani

Klubi i futbollit nga Kazakistani, “Astana” ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit shqiptar Nazmi Gripshi.

Futbollisti 26-vjeçar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te skuadra e Ballkanit te Suharekes, ku Astana me te u takua në Ligën e Konferencave të UEFA-s në sezonin 2023/24. Ai luan si mesfushor sulmues dhe mund të luajë si anësor i majtë ose i djathtë.

Nazmi ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 25 asistime për skuadrën e Kosovës. Te Skenderbeu shënoi 14 gola dhe 14 asistime.

Klubi dhe futbollisti janë dakorduar për një kontratë 2-vjeçare. /IndeksOnline/