75 Mall Live Search
18:29 / E Enjte, 01 Janar 2026 / Gj Sh

U largua nga Chelsea por Maresca shihet si zëvendësues i Guardiolës te Manchester City

Enzo Maresca është shkarkuar sot nga pozita e trajnerit të Chelseas.

Por tekniku italian, mund të vazhdoj punën në Angli, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Maresca mbetet në listën e ngushtë të Man City për të ardhmen.

Ai shihet si zëvendësim ideal i Pep Guardiolës, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse kontrata i skadon në qershor të vitit 2027.

Ende nuk ka asnjë kontakt mes Manchester Cityt dhe Enzo Marescas në këtë fazë, por nëse ndodh ndonjë e papritur, bisedimet do të nisin menjëherë./IndeksOnline/