U largua nga Drenica | Dushi zbulon ofertat e reja dhe çfarë po e lidh atë me Zvicrën?

Dje dhe zyrtarisht mesfushori, Jeton Dushi e ka shkëputur kontratën me klubin e Drenicës.
24-vjeçari, mbrëmë përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’ tregoi se nuk do të jetë më pjesë e “Shqiponjave të zeza”, shkruan IndeksOnline
Por, për të kuptuar më shumë rreth të ardhmes së tij, IndeksOnline ka biseduar me mesfushorin, Dushi i cili tha se po shqyrton ofertat e se me gjasë do ta shohim në Ligën e Parë për një arsye mjaft interesante.
“Arsyeja që kam shkëputur kontratë me Drenicën është një mosmarrëveshje e vogël. Sa i përket ofertave i kam dy nga Superliga dhe nga Liga e Parë, me shumë mundësi e ardhmja ime do të jetë në Ligën e Parë, pasi do të largohem nga Kosova për një jetë të re në shtetin e Zvicrës”, tha fillimisht Dushi.
Ai gjathashtu zbuloi se pse do të shkojë pikërisht në shtetin zviceran.
“Do shkoj për çështje familjare dhe gjithashtu me futboll do të vazhdoj në Zvicër, pasi jam në bisedime me dy menaxher kosovar që jetojnë atje”, përfundoi mesfushori kosovar.