08:13 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

U largua nga Kombëtarja shkaku i lëndimit, pesë ditë më vonë u paraqit me Real Sociedad

Futbollisti i njohur, Umar Sadiq ka bërë një gjest tejet interesant për të cilin po flasin të gjithë në rrjetet sociale.

Sadiq gënjeu Kombëtaren e Nigerisë kinse është i lënduar dhe u largua nga kampi, shkruan Indeksonline

Por vetëm pesë ditë më pas, Sadiq u paraqit me ekipin e Real Sociedad në Kupën e Spanjës.

Kujtojmë që Kombëtarja e Nigerisë e nisi AFCON-in me barazim 1:1 ndaj Equatorial Guinea./Indeksonline/