75 Mall Live Search
15:14 / E Diele, 17 Nëntor 2024 / Gj. Sh

U largua nga Peja dhe Kosova, Rami Hadar zyrtarizohet te skuadra Izraelite

Ish-trajneri i Pejës dhe Kosovës, Rami Hadar, është bërë me skuadër të re.

Izraeliti është kthyer në vendilindje dhe ka marr drejtimin e skuadrës Hapoel Beer Sheva, shkruan IndeksOnline.

Hadar edhe më herët ishte pjesë e skuadrës izraelite.

”Jemi të lumtur të njoftojë emërimin e Rami Hadarit si trajner i skuadrës!

Rami, rikthehet edhe për një mandat tjetër në klub.

Në mandatin e kaluar, Rami e udhëhoqi ekipin drejt arritjeve dhe të gjithë shpresojmë ta shohim të kthehet në krye të skuadrës me të njëjtin pasion dhe angazhim.

Nuk dyshojmë se së bashku do t’i përballojmë sfidat dhe do të përpiqemi për suksese të reja.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/