75 Mall Live Search
15:55 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

U largua nga “Përputhen”, reagon Arjan Konomi

Ditën e hënë në puntatën e “Për’puthen”, u dha lajmi që opinionisti Arjan Konomi është pezulluar për një kohë nga programi.

Ndërsa, dje patëm rastin të shohim se në vendin e tij erdhi opinionisti i “Për’puthen Prime”, Arjon Muça, shkruan Indeksonline.

Deri më sot Konomi nuk është se ka bërë ndonjë reagim për largimin e tij nga emisioni i dashurisë.

Minuta më parë ai publikoi një foto ku ka dhënë një mesazh i cili shkruan se ndonjëherë është më mirë të ngrohesh me diell sepse po vjen kohë e ngrohtë.

“ Ndonjëherë puna më e mirë është të ngrohesh në diell!

Sa mire që po vjen kohë e ngrohtë!”, shkroi ai i cili duket të jetë një reagim ndaj pezullimit të tij./Indeksonline/