75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

U largua nga Prishtina, tani firmos për skuadrën e njohur në Kroaci

Gentrit Salihu është larguar nga Prishtina ditë më parë dhe tani është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi kosovar ka firmosur me klubin e njohur në Kroaci, Lokomotiva e Zagrebit, shkruan Indeksonline

22-vjeçari me klubin nga kryeqyteti bëri 11 paraqitje në Superligë dhe shënoi një gol.

Ish-mbrojtësi i Besës së Pejës dhe grupmoshave të reja të Portos, tani ka bërë një hap më të madh në karrierë./Indeksonline/