75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 03 Mars 2026 / P M

U largua nga shtëpia pasi debatoi me nënën, gjendet pas 24-orësh 11-vjeçari në Tiranë

Është gjetur pas 24-orësh 11-vjeçari që kishte humbur kontaktet me familjarët.

Ai u gjet në Portin e Durrësit, ndërsa ende nuk dihet si kishte shkuar deri atje.

Sipas informacioneve, i mituri u largua nga shtëpia për në shkollë pas një debate me nënë e tij, mirëpo nuk u paraqit në shkollë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Ai jetonte me të ëmën në zonën e Freskut, Tiranë, pasi prindërit ishin divorcuar.