75 Mall Live Search
09:18 / E Premte, 21 Tetor 2022 / B O

U larguan brenda një dite, çfarë kanë të përbashkët ish-kryeministrja Lizz Truss dhe Stiven Gerrard!

Liz Truss ka dhënë dje dorëheqje nga posti i kryeministres së Anglisë. Me vendimin e saj, Truss është bërë kryeministrja më jetëshkurtër në pozitë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vetëm disa orë më pas, Aston Villa e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit legjendën e këtij shteti, Stiven Gerrard.

Në fakt dy largimet nuk kanë asgjë të përbashkët, por deklaratat e tyre pas largimeve janë të ngjashme.

“Unë kurrë nuk do të ndaloj së luftuari. Dorëzimi nuk është në ADN-në time” ka thënë Gerrard pas shkarkimit.

Ngjashëm ishte deklaruar edhe kryeministrja Truss.

“Nuk do të heq dorë kurrë nga asgjë. Unë jam një luftëtare dhe jo një dorëheqëse”, ishin fjalët e Truss pas dorëheqjes./Indeksonline/