75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 31 Mars 2022 / OSH

U larguan nga Çernobili, rusët marrin peng ushtarët ukrainas

Forcat ruse që u larguan nga termocentrali bërthamor i Çernobilit kanë marrë me vete rojet kufitare ukrainase që ishin mbajtur robër që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt. Lajmin e bëri të ditur kryetari i qytetit Slavutych, Yuriy Fomichev , qyteti ndodhet pranë uzinës ku qëndronte stafi.

“Njerëzit tanë të Gardës Kombëtare u morën nga termocentrali bërthamor i Çernobilit. Që nga dita e parë ata u mbajtën peng në termocentralin që ruanin. Ata u morën me makinë” , tha Fomichev.