75 Mall Live Search
18:53 / E Hënë, 20 Maj 2024 / Gj. Sh

U lëndua, Ederson humbet edhe Copa America

Portieri i Manchester Cityt, Ederson do humbas “Copa America” këtë verë.

Kjo vjen pas lëndimit që pësoi në sy në ndeshjen kundër Tottenhamit, pas një përplasje me Cristian Romeron.

Por selektori i Brazilit, Dorival ka zëvëndësuar atë me Rafael, i cili luan për Sao Paulon.

Përpos Rafael, në listën e tij janë shtuar edhe mbrojtësi Bremer, mesfushori Ederson da Silva dhe sulmuesi Pepê.

Kujtojmë që Copa America, do mbahet në SHBA dhe do fillojë më 20 qershor, me Brazilin që gjendet në grupin ”D” bashkë me Paraguajin, Kolumbinë dhe Kosta Rikën./IndeksOnline/