75 Mall Live Search
13:02 / E Hënë, 24 Qershor 2024 / Gj. Sh

U lëndua gjatë festimit të golit, Negelsmann jep detaje për gjendjen e Rudiger

Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger, është lënduar gjatë festimeve të golit të barazimit të Gjermanisë, në minutën e 92-të kundër Zvicrës mbrëmë.

Rudiger pas festimeve shihej duke mbajtur kofshën e tij. Me sa duket nëse kjo do të kishte ndodhur shumë më herët, ai do të ishte larguar nga loja.

“Toni ka një problem të vogël me kofshën e tij. Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresoj se nuk është asgjë serioze. Do të shohim, mund të jetë mjaft problematike”, shpjegoi Julian Nagelsmann për Diario AS në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

31-vjeçari duket se nuk ka gjasa të ketë bërë ndonjë dëm serioz, por edhe mungesa e një jave mund ta përjashtojë atë deri në gjysmëfinale, në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen ndeshjet.

Nëse Rudiger nuk rikuperohet në kohë, në ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë mund ta shohim në mbrojtje, Waldemar Anton dhe Robin Koch. /IndeksOnline/