U lëndua mbrëmë, ja sa do të mungojë Olmo
Dani Olmo pësoi mbrëmë një lëndim gjatë ndeshjes derbi ndaj Atletico Madridit.
Spanjolli, pësoi një dislokim në krah dhe ishte detyruar të lëshonte fushën në minutën e 66-të pak pasi shënoi golin e tij.
Olmo, pritet të jetë rreth 3 javë jashtë fushës së blertë.
Barça, kujtojmë se mbrëmë fitoi 3-1 në “Camp Nou” ndaj Atletico Madridit dhe forcoi kreun, duke iu hequr rreth 4 pikë vendit të dytë, Real Madridit./IndeksOnline/

