U lëndua ndaj Getafes, kjo është gjëndja e Camavingas

Eduardo Camavinga ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshe ndaj Getafes, ku u detyrua të largohet nga loja para kohe.
Mesfushori francez pati probleme në gju dhe i solli kokëqarje trajnerit Carlo Ancelotti, para ndeshjes së kthimit në Champions League ndaj Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.
Camavinga sot kreu një rezonancë magnetike ku analizat treguan se nuk ishte asgjë serioze dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Cityt.
20-vjeçari me paraqitjet e tij është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Realit, dhe do të ishte mungesë e madhe për trajnerein Ancelloti nëse nuk do të ishte i gatshëm në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leageu./IndeksOnline/